Hynë në uzinën e Gramshit, Gjykata kthen për plotësim dosjen e dy rusëve dhe ukrainasit –

Gjykata ka vendosur kthimin për plotësim të dosjes së dy rusëve dhe ukrainasit, tre shtetasve të huaj të cilët u kpën ën uzinën e Armëve në Gramsh.
Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, u kapën në hyrje të Uzinës së Armëve në Gramsh dhe janë të akuzuar për spiunazh.
Policia dhe Prokuroria e Elbasanit pas më shumë se një viti hetime, siguroi pamjet e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus Svetlana Timofeeva e Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov ku u zbulua se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.
Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij në Zall-Herr, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.
Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedir Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.
Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.
#Hynë #në #uzinën #Gramshit #Gjykata #kthen #për #plotësim #dosjen #rusëve #dhe #ukrainasit
Java News