Aktualitet

Tritol lokalit në Lezhë, kamerat fiksuan një person të maskuar, policia jep detaje –

Një shpërthim eksplozivi tronditi Lezhën në orët e para të mëngjesit të së premtes (14 mars).

Objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali “Amici” në pronësi të shtetasit Ilir Marvukaj në lagjen “Besëlidhja”, në bllokun e banimit pranë Lumit Drin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Nga veprimet paraprake të policisë dhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë, bëhet me dije se autori ka qenë një person i maskuar i cili ka vendosur lëndën plasëse para deles së lokalit dhe është larguar në këmbë.

Lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamerat në zonë, por për shkak të maske që mbante në kokë nuk është arritur të identifikohet.

Në dëshminë e tij paraprake në polici, pronari i biznesit Ilir Marvukaj ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Grupi hetimor po mbledh çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek veprimtaria e 47-vjeçarit, Ilir Marvukaj.

Policia po kalon në sitë çdo problematike që ai mund të ketë patur në të shkuarën dhe gjatë kohëve të fundit, ndërsa ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasëse, shpërthimi i së cilës shkaktoi frikë dhe panik tek banorët e zonës.

#Tritol #lokalit #në #Lezhë #kamerat #fiksuan #një #person #të #maskuar #policia #jep #detaje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button