Aktualitet

Tirana, përballja e liderëve më 11 maj/ Rama me emra të rinj, Berisha me besnikët! “Luftë” e ashpër edhe mes llojit –


Beteja e 11 majit do të zbresë në Qarkun e Tiranës “gladiatorët” më të rëndësishëm të skenës politike. Ndryshe nga zgjedhjet e 2021, kur drejtuesit e 3 partive kryesore në vend nuk e përqendruan betejën e tyre elektorale vetëm në Tiranë, këtë herë qarku që prodhon më shumë se 25% të mandateve në vend, i ka mbledhur figurat kryesore të politikës së 35 viteve pluralizëm.

Në listën rozë, kryesocialisti Edi Rama ka bërë një ndërthurje të drejtuesve politikë, ministrave të kabinetit qeveritar dhe figura të reja që morën jo pak vëmendje për atë që përfaqësojnë. Pjesa më e madhe e listës së sigurt dominohet nga gratë, me 8 kandidate, e vetëm 4 burra.

Lista, që udhëhiqet prej numrit një të socialistëve, i cili në 2021 kandidoi në Vlorë e Durrës, pasohet nga dy drejtueset politike të Tiranës, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali. Pas tyre, Rama rikthen ish kryeparlamentaren Lindita Nikolla, e cila pasohet nga drejtuesi i diasporës Taulant Balla, ministrat Pirdeni, Koçiu, Hasanaj e Delina Ibrahimaj.

Por më shumë se sa këto emra të listës, të njohur në politikën aktive në rolet në qeveri dhe PS vëmendjen e listës e morën 3 të fundit e zonës së mbyllur. Ilva Gjuzi e angazhuar vitet e fundit në partinë socialiste, dhe e prezantuar në mbledhjen e fundit të asamblesë së PS si nënkryetare e saj. Pak kohë më parë ajo mori edhe pozicionin e zv. ministres së Turizmit. E 11-a e listës së fiksuar, pedagogia Iris Luarasi, gjithashtu vjen si risi nga bota akademike ndërsa i 12 Erjon Malaj, djali i ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, i angazhuar po ashtu së fundmi në Partinë Socialiste.

Lista e PS për Qarkun Tiranë

Ndryshe nga socialistët, demokratët kanë rezervuar vetëm 4 vende në listën e sigurt të Tiranës për gratë, edhe ato të diktuara nga respektimi i kuotës gjinore.

Në listën e Tiranës, që njëjtë si te PS drejtohet nga i pari i selisë blu, Sali Berisha, janë strehuar besnikët e kryedemokratit, Noka Vokshi, drejtuesi politik Belind Këlliçi e Paloka, ndërsa ashtu si edhe te socialistët një vend i është rezervuar drejtueses së diasporës, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, e rikthyer në PD nga Sali Berisha, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kur kërkonte votë kundër PD-së për partinë e saj të sapoformuar.

Në listën e fiksuar, Berisha rikthen deputet Klevis Balliun dhe bën ligjvënës për herë të parë, kreun e Forumit Rinor Besart Xhaferrin, që gjithsesi nuk është një figurë e re politike. Ndryshe nga PS vendet e rezervuara për figurat e reja, Berisha i ka mbushur me aleatë, plot 4 të tilla duke i lënë në betejën për votë preferenciale të rinjtë që synojnë një mandat deputeti.


Lista e PD për Qarkun Tiranë

Qarku i Tiranës, më shumë se 11 të tjerët, duket se në zgjedhjet e ardhshme do të rezervojë edhe përballje të forta mes llojit. Në listën e Partisë Socialiste figura të rëndësishme senatorësh si Pandeli Majko, Erion Braçe, Fatmir Xafaj, Mimi Kodheli, Olta Xhaçja, Xhemal Qefalia, Toni Gogu etj do të kërkojnë votën e socialistëve për një mandat ligjvënësi. Një situatë e njëjtë paraqitet edhe në kampin tjetër, kur lufta mes Ilir Metës, Shpëtim Idrizi, Jorida Tabakut, Ilir Alimehmetit, Grigels Muçollarit etj do të jetë shumë e ashpër për një karrige në Kuvendin e ardhshëm.

Nën sigla të tjera, në Tiranë mandat kërkojnë edhe Lulzim Basha, Dashamir Shehi me Enkelejd Alibeaj, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj.


#Tirana #përballja #liderëve #më #maj #Rama #emra #të #rinj #Berisha #besnikët #Luftë #ashpër #edhe #mes #llojit Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button