Sport

Futbolli, mjet për të përcjellë mesazhe të forta mbi integrimin e Shqipërisë në BE

Armand Duka ka zhvilluar sot një takim me Komisioneren për Zgjerimin të BE-së, Marta Kosin. Kreu i FSHF-së ka kominukuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” se së bashku diskutuan mbi rëndësinë e futbollit në bashkimin mes popujve. Duka gjithashtu zbuloi se është menduar zhvillimi i një ndeshjeje miqësoe, që do të bëjë bashkë djem e vajza të futbollit nga Ballkani dhe Europa Perëndimore, si dhe figura politike e jo vetëm.

“Sot pata kënaqësinë të takoja Marta Kos, Komisioneren për Zgjerimin e BE, me të cilën ndamë një bisedë shumë të frytshme mbi rolin e futbollit si një urë lidhëse mes popujve dhe një mjet për të përcjellë mesazhe të forta mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një nga iniciativat që diskutuam ishte organizimi i një ndeshjeje miqësore, ku do të bashkojmë futbollistë, vajza e djem nga vendet ballkanike dhe Europa Perëndimore, si dhe politikanë e figura të njohura. Një aktivitet që do të shërbejë si simbol i miqësisë, bashkëpunimit dhe vlerave që futbolli promovon përtej fushës së lojës. Futbolli është më shumë se një sport—është një forcë që na bashkon”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

#Futbolli #mjet #për #të #përcjellë #mesazhe #të #forta #mbi #integrimin #Shqipërisë #në
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button