Nuk e morëm se po interesohej Shqipëria për të

Irlanda A ka publikuar listën për ndeshjet e marsit dhe atje shihet edhe emri i Roko Vatës. Kështu djali i Rudi Vatës ka shuar të gjitha mundësitë për të veshur fanellën kuqezi në të ardhmen. Roko ka refuzuar ftesën e Shqipërisë U-21 dhe ka pranuar që të jetë përfundimisht i Irlandës. Trajneri i këtyre të fundit, Hallgrimson, është pyetur nga gazetarët nëse ftesa për Rokon ka qenë vetëm për t’ia djegur Shqipërisë pasi kuqezinjtë po interesoheshin për të, por Hallgrimsson nuk e pranoi.
“Nuk e morëm Roko Vatën se po interesohej Shqipëria për të. E morëm për shkak të kualiteteve që ai ka. Sic e dini, kemi shumë dëmtime në pozicionin ku luan Roko. Për këtë arsye ka ardhur te ekipi A, duhet ta shohim, ai ka aftësinë për të vendosur historinë e një ndeshje, siç ka ndodhur te Ëatfordi. Duam ta shohim në stërvitje se çfarë do të na afrojë në tavolinë me potencialin e tij, por sigurisht, ka shumë talent”, tha Hallgrimsson. /Sport Ekspres/
#Nuk #morëm #interesohej #Shqipëria #për #të
SportExpress