Pashë Endrikun në fytyrë dhe vendosa që penalltinë ta gjuante Rudigeri

Atletikos së Madridit nuk i mjaftoi fitorja 1-0 në “Vanda Metropolitano”. Skuadrat iu drejtuan gjuajtes së penalltive, ku fitimtar doli Reali i Madridit. Karlo Ançeloti ka deklaruar për mediat se Atletikoja duhet të largohet me kokën lart pasi ka treguar nivelin e saj më të lartë. Sipas trajnerit të Realit të Madridit, penalltitë në fund janë thjesht çështje fati.
“Kisha dyshime mes Endrikut dhe Rydigerit. Por pasi pashë fytyrën e Endrikut, thashë: ‘Jo, më mirë Rydigeri’. Atletikoja është një nga ekipet më të mira në botë në aspektin mbrojtës. Unë ende mendoj se gjuajtjet e penalltive janë një llotari. Është si të hedhësh një monedhë kokë apo pil dhe sot doli kokë. Atletikoja largohet nga gara me kokën lart, sepse luajtën në nivelin e tyre më të mirë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
#Pashë #Endrikun #në #fytyrë #dhe #vendosa #që #penalltinë #gjuante #Rudigeri
SportExpress