Sport

Jam i përkushtuar në besimin tim

Barcelona arriti që të fitojë lehtësisht në shifrat 3-1 ndaj Benfica-s dhe të kalojë në turin tjetër të Champions League. Një prej golave u realizua nga Yamal, i cili nuk shënoi një gol të thjeshtë, por një kryevepër.

Në mesin e pjesës së parë, arbitri ndërpreu ndeshjen për pak minuta në mënyrë që lojtarët që argjëronin të bënin iftarin dhe mes tyre ishte edhe Yamal. Adoleshenti i Barcelonës nuk e ka fshehur kurrë se besimi është shumë i rëndësishëm në jetën e tij dhe vendosi të argjërojë gjatë Ramazanit.

Edhe pse katalanasit nuk ishin shumë entuziast për këtë ide, më pas kuptuan se Yamal nuk do të ndryshonte mendje dhe i qëndruan në gatishmëri për ta bërë atë që ta kalojë sa më lehtë. “Po është e vërtetë unë agjëroj, kjo lidhet me fenë tim dhe besimin tim, jam shuëm i përkushtuar. Jam mjaftueshëm i shëndetshëm sa të argjëroj. Ngrihem në pesë të mëngjesit për t’u falur dhe për të pirë diçka dhe për të ngrënë. Mundohem që të kem trupin sa më shumë të hidratuar për gjatë ditës”, tha Yamal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

#Jam #përkushtuar #në #besimin #tim
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button