Aktualitet

Më në fund plasi syri i keq, tuneli i Murrizit hapet më 14 Mars –

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se ditën e nesërme, më 14 Mars, do të hapet tuneli i Murrizit.

“Rruga e Arbrit dhe tuneli i Murrizit sa të jem unë këtu nuk do të kenë taksë, sa të jem unë, më mbrapa shihni e bëni”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama theksoi se “syri i keq më në fund plasi” duke u shprehur se në tunelin e Murrizit u mblodh, sipas tij, e gjithë energjia negative.

Rama theksoi se gjeologjia e tunelit të Murrizit ishte tmerr, por shtoi se nesër është ditë verë nga Elbasani në Dibër.

Edi Rama: Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur, shumë kanë ikur nga kjo botë pa e parë.

Mendoj se e plasi syrin e keq, syri i keq më në fund plasi. Në atë tunel na u mblodh gjithë energjia negative, gjeologjia e atij tuneli ishte tmerr, nesër hapet tuneli i Murrizit, hapet më 14 Mars që përkon me ditën e verës.

Nesër ditë verë nga Elbasani në Dibër, edhe në të gjithë Shqipërinë pa harruar Tiranën.

#Më #në #fund #plasi #syri #keq #tuneli #Murrizit #hapet #më #Mars
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button