Aktualitet

Video/ “Ishte e tmerrshme, objektet binin, fëmijët qanin”/ Tërmeti shkund Napolin, banorët e kalojnë natën jashtë mes panikut

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:25 të natës, me orën italiane, në zonën e Napolit.

Tërmeti ka qenë me qendër në zonën e Pozzuoli dhe është ndjerë në të gjithë qytetin. Shumë banorë kanë dalë të frikësuar nga shtëpitë e tyre ndërsa nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

Copat e shkëputura nga ndërtesat kanë dëmtuar makinat e parkuara, ndërsa edhe nga brenda shumë banesa janë shkatërruar.

Qytetarët deklaruan të tmerruar se nuk do kalonin natën në shtëpi.

“Ishte e tmerrshme, objektet binin, fëmijët qanin. Gardobaja u drodh dhe nuk ndaloi. Nuk do të kthehemi sonte në shtëpi”, deklaronin ata.

Si masë paraprake, shkollat ​​janë mbyllur në Pozzuoli, Bagnoli dhe Fuorigrotta.



#Video #Ishte #tmerrshme #objektet #binin #fëmijët #qanin #Tërmeti #shkund #Napolin #banorët #kalojnë #natën #jashtë #mes #panikut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button