Në 11 Maj t’u tregojmë ‘Noc Rrokun Madhështor’ –

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me Asambletë e PS në Kavajë dhe Vorë.
Ai nuk i ka kursyer batutat, teksa shprehet se opozitës më 11 maj duhet t’u prezantohet një “Noc Rrok” madhështor.
“Më bëjnë ca profile false edhe më shkruajnë do marrësh Noc Rrokun. Më 11 maj duhet të më ndihmoni që t’ u prezantojmë një Noc Rrok aq madhështor që të thonë çfarë i bëmë vetes”, tha ai.
Edi Rama: Nuk do kemi më radhë që të na kontrollojmë pasaportën kur hymë në vendet e tjera. Do hymë njësoj me francezët, gjermanët dhe italianët, njësoj të barabartë. Si mund të lihet kjo me tifozllëk, jam me këtë jam me Kujtim Gjuzin. Kujtimi është më simpatiku, por përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe. Në Kavajë bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, për hir të vërtetës e ndryshuam se s’kishte asgjë tjetër përveç pluhurit dhe farave të kungullit. Unë kur kam ardhur për herë të parë në Kavajë nuk bënim dot takimin se nuk na linin në kinema. Këtu ndodhtë që një kuti mos merrje votat as anëtarët e komisionit se presioni ishte i madh. Pensionistët nuk i linin të votonin. E shoh si ëndërr që PS e Kavajës ka gra sa burra, ama duhet të nxjerrim rezultatet.
#Në #Maj #tregojmë #Noc #Rrokun #Madhështor
Java News