Aktualitet
Ja emrat nga Kanadaja, SHBA dhe Britania e Madhe –

Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet.
Një mori me emra nga diaspora janë diskutuar paraditen e sotme mes Edi Ramës dhe Këshillit të Diasporës brenda PS.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ekskluzivisht duke iu referuar burimeve nga selia rozë, raporton tre emrat potencial të cilët do të kalojnë në filtrin final të Kryesisë Socialiste sot ora 18:00.
Nga Britania e Madhe është përzgjedhur emri mjekut kardiolog Kristo Papa.
Nga SHBA vjen kandidatura e Erinda Azizajt.
Ndërsa një emër tjetër ai i Eduard Zadrimës vjen nga Kanadaja.
#emrat #nga #Kanadaja #SHBA #dhe #Britania #Madhe
Java News