VIDEOLAJM / Trump provon Teslan e Elon Musk, rriten aksionet në bursë –

Presidenti amerikan Donald Trump organizoi një ekspozitë ekskluzive makinash në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite, me vetëm një komani: Tesla-n e Elon Musk
Trump shprehu dëshirën për të blerë një makinë elektrike Tesla dhe madje e promovoi atë gjatë konferencës për shtyp, shkruan A2 CNN. Ai provoi një Model S të kuq, duke deklaruar se do ta paguante me çek dhe pa zbritje. Musk tentoi t’ia shiste një Cybertruck, duke theksuar se ishte “antiplumb”.
Presidenti tha se, ndonëse nuk do të mund ta ngiste vetë makinën, stafi i tij do ta përdorte atë. Në të kaluarën, Trump i ka kritikuar makinat elektrike dhe i ka quajtur ato të shtrenjta dhe të papërshtatshme.
Aksionet e Tesla-s pësuan një rritje të lehtë pas shfaqjes, ndërkohë që një ditë më parë, Musk kishte pësuar humbje të mëdha në bursa për shkak të rënies së vlerës së tyre.
#VIDEOLAJM #Trump #provon #Teslan #Elon #Musk #rriten #aksionet #në #bursë
Java News