Tentoi të kalonte mbi 100 mijë euro në Durrës, pranga 40-vjeçarit nga Dibra –

Tentativa e një 40-vjeçari nga Dibra për të kaluar në portin e Durrësit rreth 109 mijë euro, është ndalur nga policia kufitare.
Blutë vunë në pranga shtetasin Jahje Zebi në hyrje të Shqipërisë, ndërsa paratë u gjetën të fshehura në furgonin që drejtonte.
“Gjatë operacionit policor të koduar “Aseti” u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 40 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk. Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij”, njofton policia.
Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.
Ndërkohë, 3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
#Tentoi #të #kalonte #mbi #mijë #euro #në #Durrës #pranga #40vjeçarit #nga #Dibra
Java News