Ekskluzive/ Njëri është si Mario Mitaj dhe tjetri si Edon Zhegrova, Dajaku tregon 2 lojtarët e tjerë që Silvinjo ka piketuar nga Kosova

Etnik Brruti është kthyer në çështje të madhe dhe është vendosur në presion në Kosovë pasi zgjedhjes së tij për t’u larguar nga dardanët U-21 dhe për t’u afruar te Shqipëria A. Lojtari i Malishevës është pajisur dje me pasaportën shqiptare dhe pritet të jetë në listë për ndeshjen e marsit. Por nuk do të jetë ky afrimi i fundit nga Kosova, pavarësisht se trajneri i Kosovës U-21, i quajti lojtarët që vijnë te Shqipëria si tradhtar që po shkojnë në një Kombëtare e cila do të organizojë Europianin me Serbinë. I ftuar në emisionin Koha Shtesë ishte ish-futbollisti i njohur në Kosovë, Taulant Dajaku. (Linkun e plot të emisionit Koha Shtesë mund ta gjeni më poshtë).
Sipas Dajakut, në bazë të informacioneve të tij, Silvinjo ka vëzhguar prej kohësh jo vetëm Brrutin, por edhe Dion Gallapenin e Prishtinës dhe Drilon Hazrollaj e Malishevës. Gallapeni është 20-vjeç dhe luan si mbrojtës i majtë, ndërsa shihet si një zëvendësues ideal i Mario Mitaj. Nga krahu tjetër, Drilon Hazrollaj shihet si një “Edon Zhegrova” i ri, teksa luan në krahun e djathtë të sulmit, por përdor këmbën e majtë, një veçori që Silvinjo e adhuron. Sipas Dajakut, biseda e këtyre lojtarëve me Shqipërinë ka shkuar shumë serioze dhe pritet që në të ardhmen të vishen kuqezi. /Sport Ekspres/
#Ekskluzive #Njëri #është #Mario #Mitaj #dhe #tjetri #Edon #Zhegrova #Dajaku #tregon #lojtarët #tjerë #që #Silvinjo #piketuar #nga #Kosova
SportExpress