Egnatia mban ende hapur vallen e mbijetesës në Superiore, Laçi e përjeton barazimin si humbje

Egnatia është një prej atyre ekipeve që duket se e ka siguruar “Final Four” në Superiore dhe tani e ka ulur ritmin, teksa është duke pritur finalet pas mbylljes së sezonit të rregullt. Aktualisht Egnatia ndodhet tre pikë më shumë se Dinamo që vjen në vendin e dytë, por me një ndeshje më tepër të luajtur.
Sot ekipi i Tetovës ka barazuar në shifrat 1-1 kundër Laçit në transfertë. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Mjakit në minutën e 34. Kështu do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Jahaja do të barazonte në të 55. Egnatia mban ende ndezur vallen e mbijetesës, ndërsa pas takimit, lojtarët e Laçit janë larguar të mërzitur nga ky barazim si të kishin humbur. /Sport Ekspres/
#Egnatia #mban #ende #hapur #vallen #mbijetesës #në #Superiore #Laçi #përjeton #barazimin #humbje
SportExpress