Sport

“Që nga momenti i nxehjes, qendrimi ynë është i qartë”, Luis Enrike: Duam përmbysjen kundër Liverpulit

PSG-ja do të luajë mbrëmjen e nesërme një ndeshje mjaft të rëndësishme. Skuadra franceze do të synojë përmbysjen në “Enfild”, e motivuar nga humbja e javës së shkuar, kur dominuan lojën dhe e pësuar nga vetëm një kundërsulm. Luis Enrikja ka deklaruar në konferencë për shtyp se qendrimi i ekipit të tij është mjaft i qartë, të përmbysë ndeshjen.

“Enfildi është një stadium europian mitik dhe e gjithë skuadra është e motivuar. Duam të demonstromjë se jemi të aftë të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer. Ky është motivimi ynë më i madh. Nga minuta e parë e ndeshjes dhe që nga nxehja, qendrimi ynë do të jetë shumë i qartë: ‘Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe të bëjmë përmbysjen’. Kemi vetëm një mundësi nesër, të shkojmë në fushë për të fituar. Skuadra është e motivuar”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/

#Që #nga #momenti #nxehjes #qendrimi #ynë #është #qartë #Luis #Enrike #Duam #përmbysjen #kundër #Liverpulit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button