Aktualitet

U shkëputën nga guida shoqëruese në Vlorë, gjendet çifti i turistëve francezë –

Dy turistë francezë kishin humbur kontaktet gjatë orëve të mbrëmjes në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Rreth orës 20:00, një çift francez u shkëput nga guida dhe u largua. Për shkak të errësirës, ata humbën orientimin dhe njoftuan shërbimet e emergjencës në numrin 129.

Menjëherë, forcat zjarrfikëse të Himarës dhe posta policore e Palasës nisën kërkimet.

Turistët u lokalizuan në malin e Llogarasë, pranë antenave mbi tunelin e Llogarasë. Aktualisht, ata janë takuar me ekipin e shpëtimit dhe po kthehen në bazë.

Mësohet se çifti francez, rreth 50 vjeç, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

#shkëputën #nga #guida #shoqëruese #në #Vlorë #gjendet #çifti #turistëve #francezë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button