Sport

Igli Tare nuk do të jetë drejtori sportiv i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e donte me çdo kusht, por Furlani e përjashton

Igli Tare ishte shumë afër zyrtarizimit si drejtori sportiv i Milanit. Të gjithë po prisnin vetëm ditën kur të mbahej konferenca zyrtare dhe Tare të shfaqej si drejtor i kuqezinjëve. Kjo do të ishte një arritje historike edhe për Shqipërinë, që të kishin një figurë të tyren në një nivel të tillë.

Zlatan Ibrahimovic ka shtyrë më tej dhe ka rritur shanset që Tare të merrte këtë post, duke e mbështetur figurën e shqiptarit. Megjithatë mediat italiane raportojnë se Furlani është tërësisht kundër legjendës së Kombëtares tonë. Dhe në fund fjala i përket CEO-s, i cili nuk e ka pranuar figurën e Tares. Aktualisht është Fabio Paratici favorit për të marrë këtë post duke kaluar emrin e Tares, por në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që emra të rinj të shfaqen në skenë. /Sport Ekspres/

#Igli #Tare #nuk #të #jetë #drejtori #sportiv #Milanit #Zlatan #Ibrahimovic #donte #çdo #kusht #por #Furlani #përjashton
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button