Në koalicion me Berishën për 11 majin/ A mund të bashkëpunojë me PS në të ardhmen? Ja si përgjigjet Shpëtim Idrizi –

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur për negociatat me Partinë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar synimin e tij për një koalicion fitues.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 dhe i pyetur për mundësinë e një koalicioni me socialistët në të ardhmen, Idrizi tha se PDIU po pozicionohet përballë Partisë Socialiste.
“Sot jam përballë PS dhe po ngjiz një koalicion ku mendojmë të fitojmë. Në politikë ndodh rëndom që partitë e vogla, kur marrin vendime të rëndësishme, siç kemi bërë ne për buxhetin, kritikohen pse nuk morën leje. Por kur PD dhe PS bëjnë marrëveshje në kurriz të të tjerëve, kjo quhet marrëveshje politike,” deklaroi Idrizi.
Ai la të kuptohet se PDIU po negocion për një rol të rëndësishëm në koalicion, duke vënë theksin te peshën që ka partia e tij në elektorat.
#Në #koalicion #Berishën #për #majin #mund #të #bashkëpunojë #në #të #ardhmen #përgjigjet #Shpëtim #Idrizi
Java News