Trajneri i Beshiktashit do të dërgojë Ernest Muçin në tribunë

Çfarë nuk po shkon me Ernest Mucin te Beshiktashi? Lojtari që ka talent të jashtëzakonshëm, nuk po i merr maksimumin vetes së tij. Tre trajner ka ndërruar këtë sezon te Beshiktashi dhe në të treja rastet, ka përfunduar në stol. As Solskjaer i cili në fillim u dashurua pas tij, nuk po e lë më në fushën e blertë si titullar.
Diçka nuk po shkon me sjelljen e Ernest Mucit dhe karakterin e tij si lojtar, pra mendësinë. Këtë e tregon më së miri fakti se në mediat turke është raportuar lajmi ku thuhet që Muçi mund të përfundojë në tribunë.
Beshiktashit do t’i kthehet Gabriel Paulisa nga dëmtimi dhe kjo skuadër bie ndesh me numrin e lojtarëve të huaj që lejohen në skuadër. Sipas mediave turke, Soskjaer do të dërgojë në tribunë Mucin ose Amir për t’i lënë vendin Gabriel Paulisa. Pra nga nëse do të jetë titullar apo jo, diskutimi për Ernest Mucin kalon në një tjetër nivel, nëse do të jetë në stol apo jo. Dhe për një lojtar me cilësitë e tij, me talentin e tij, është e pafalshme… /Sport Ekspres/
#Trajneri #Beshiktashit #të #dërgojë #Ernest #Muçin #në #tribunë
SportExpress