Aktualitet

Unë isha aty, s’ndodhi gjë –

“Nuk kishte asnjë konfrontim. Unë isha aty”, i tha Donald Trump një gazetari të premten, i cili e pyeti për një artikull të New York Times që raportonte një mosmarrëveshje midis Elon Musk dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Multimiliarderi, i cili është përgjegjës për reduktimin në mënyrë drastike të fuqisë punëtore të qeverisë federale, dhe sekretari i Shtetit “shkojnë për mrekulli me njëri-tjetrin”, siguroi presidenti amerikan.

“New York Times” raportoi se të dy aty patën një debat të ashpër të enjten gjatë një takimi të kabinetit.

Shefi i Tesla-s dhe SpaceX akuzoi kreun e diplomacisë se nuk ka pushuar ende “askënd”.

Gazeta raporton gjithashtu dhe për një debat të tensionuar midis ministrit të Transportit Sean Duffy dhe Elon Musk, i cili drejton një mision jashtëqeveritar për të reduktuar shpenzimet publike të quajtur DOGE (Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë).

#Unë #isha #aty #sndodhi #gjë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button