Sport

Stërvitet çdo ditë si të jetë e fundit

Në moshën 40-vjeçare, Luka Modriç luan futboll të jashtëzakonshëm. Kroati është ende një faktor i rëndësishëm në lojën e Real Madridit dhe nuk ka ndërmend të përfundojë karrierën e tij.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti nuk mund ta besojë atë që Modric bën çdo ditë. Për të, kroati është ende ndër lojtarët më të mirë në botë dhe ka shpjeguar pse. “Luka Modric është një lojtar i madh, një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

Ai stërvit çdo ditë sikur të ishte e fundit, është i jashtëzakonshëm”, thotë Carlo Ancelotti. Modriç është i fundit i gjeneratës së madhe të Real Madridit që dominoi skenën evropiane për vite me radhë. Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Benzema, Marcelo, Kroos u larguan njëri pas tjetrit nga klubi. /Sport Ekspres/

#Stërvitet #çdo #ditë #të #jetë #fundit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button