Sport

Kam pasur lojtarë të dobët

Karlo Ançeloti ka dhënë një intervistë për “Porecast”-in, ku ka folur për karrierën e tij te Reali i Madridit. Trajneri italian ka thënë se herët apo vonë largimi do të ndodhë, por do të jetë një vendim që do ta marrë presidenti dhe jo ai vetë. Ançeloti gjithashtu ka pranuar se ka trajnuar edhe lojtarë të dobët në karrierën e tij si trajner.

“Brezi fitues është ndërtuar nga Serxho Ramosi, Ronaldo, Modriçi, Krosi, Marcelo, Benzemaja… Tani Modriçi është i fundit i këtij cikli. Tashmë kemi një brez të ri me Viniciusin, Bellinghemin…

Largimi nga Reali i Madridit? Nuk e di kur. Unë nuk vendos. Të vetmen gjë të qartë që di është që unë nuk e vendos kur do të largohem, e bën presidenti. Herët a vonë do të ndodhë. Do të doja të isha një mizë për të parë se çfarë u thonë menaxherët, familja dhe pridërit një lojtari kur ai kthehet në shtëpi dhe nuk ka luajtur.

Fat që kam trajnuar lojtarët më të mirë, a kam pasur ndonjëherë lojtarë të këqinj? Unë kam drejtuar edhe Evertonin. Nuk është se kishte ndonjë fenomen atje (qesh) Ka shumë lojtarë të këqinj, por nuk mund t’i them se cilët janë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

#Kam #pasur #lojtarë #të #dobët
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button