Mos ejani 5 minuta para ndeshjes, mbusheni stadiumin 30 minuta përpara

Arne Slot është paraqitur përpara gazetarëve në prag të takimit kundër Sauthemptonit. Trajneri i Liverpulit ka kërkuar mbështetjen e tifozëve në sfidën e nesërme, të cilëve u bën thirrje ta mbushin stadiumin gjysmë ore përpara shkelmimit të parë të topit. Sa i përket ndeshjes që fitoi kundër PSG-së me vetëm një goditje në portë, Sloti tha se skuadra e tij pati jashtëzanokisht shumë fat. Por theksoi se fati ndjek ata që punojnë fort.
“Ne nuk ishim pak me fat (në fitoren kundër PSG-së)… Ne ishim shumë, shumë, shumë me fat! Por siç ka thënë edhe Majkëll Xhordani, sa më fort të punosh, aq më shumë fat do të kesh. Do të luajmë 3 finale. Tifozët duhet ta kuptojnë se sa të rëndësishëm duhet të jenë nesër. Shpresoj që ata të mos hyjnë në stadium vetëm 5 minuta përpara. Shpresoj që i gjithë stadiumi të jetë tërësisht i mbushur gjysmë ore përpara se të nisë ndeshja”, ka deklaruar Arne Sloti./Sport Ekspres/
#Mos #ejani #minuta #para #ndeshjes #mbusheni #stadiumin #minuta #përpara
SportExpress