Sport

Nuk ia shet një rivali të madh në La Liga

Andriy Lunin përfitoi nga mungesa e Thibaut Courtois sezonin e kaluar dhe bëri disa pritje vërtet spektakolare gjatë sezonit. Ai dinte ta shpëtonte Realin në ndeshjet kyçe, por pas rikthimit të Courtois iu desh të shkonte në stol si rezervë. Ukrainasi vendosi të qëndrojë në klub pavarësisht ofertave të shumta nga klube të tjera dhe edhe pse e kishte të qartë se do të kishte një rol rezervë edhe këtë sezon. Lunin nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2030.

Fakti që ai nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare nuk ishte i rëndësishëm për drejtuesit e Barcelonës, të cilët vendosën të tentonin marrjen e Lunin në radhët e tyre. Megjithatë, asgjë nuk do të vijë nga kjo histori.”Barcelona ka pyetur për mundësinë e nënshkrimit të Andriy Lunin verën e ardhshme. Megjithatë, Real Madridi nuk dëshiron ta shesë atë në një rival të madh,” thotë Fichajes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Nuk #shet #një #rivali #të #madh #në #Liga
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button