Aktualitet

Rama mbledh sot dhe nesër qeverinë e partinë, në fokus zgjedhjet dhe vota e emigrantëve –

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS, në vilën qeveritare, sot dhe nesër.

Një nga temat kryesore do të jenë zgjedhjet, me theks të veçantë në strategjitë që do të ndjekë PS për të garantuar fitoren. Gjithashtu bëhet e ditur se në thelb të diskutimeve do të jetë edhe vota e diasporës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë do të kalojë në sitë angazhimin e gjithësecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme.

#Rama #mbledh #sot #dhe #nesër #qeverinë #partinë #në #fokus #zgjedhjet #dhe #vota #emigrantëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button