Aktualitet

Berisha nga komuniteti egjiptian: S’kemi “vija të kuqe”, kushdo që na trajton dhe na respekton si partnerë e mbështesim

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, për FrontOnline, ka folur rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re.

Berisha thotë se nuk ka “vija të kuqe” për asnjë parti politike ose lider politik dhe se po ashtu nuk ka ndonjë problem me askënd.

‘’Nuk kemi vija të kuqe, por duam të respektohemi ata që jemi dhe jo të shkojmë shabllon me krejt’’ thotë ai.

Deputeti i rizgjedhur, Veton Berisha, deklaron se si parti politike do i shërbejnë këtij vendi.

‘’Unë jam parti parlamentare, kam strukturë, kam organizim partiak, kam program politik, jem parti që kemi garu dhe kemi fitu. Ne si parti politike do i shërbejmë këtij vendi’’ u shpreh ai.

Berisha, thotë se për të ka rëndësi të formohet Qeveria sa më parë

‘’Ne nuk kemi asnjë problem me asnjë parti politike, me asnjë individ. Për mua ka rëndësi shumë që me u bërë Qeveria edhe Kosova me ecë përpara. Do të dëshiroja të ketë Qeveri politike’’ shton ai.

Sipas tij, kush do që i trajton dhe i respekton si partnerë, partia e tij do i mbështetë në formimin e Qeverisë.

‘’E kemi programin tonë, i kemi kërkesat tona dhe kush do që na trajton dhe na respekton si partnerë të tillë, nuk e kemi problem të i mbështesim’’ u shpreh Berisha.



#Berisha #nga #komuniteti #egjiptian #Skemi #vija #të #kuqe #kushdo #që #trajton #dhe #respekton #partnerë #mbështesim
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button