Kanosje në Leposaviq, dy persona arrestohen dhe konfiskohen armë e municion

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 9 mars 2025 është raportuar një rast kanosje në fshatin Vuçë, Leposaviq, raporton .
Ankuesi ka deklaruar se është kanosur nga i dyshuari G.K., 54 vjeç. Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve, G.K. dhe vëllait të tij R.K., 52 vjeç, ka gjetur dhe sekuestruar:
Një pushkë me tytë të gjatë (karabinë)
126 fishekë të kalibrit 11.53 mm
229 fishekë të kalibrit 7.62 mm
Një bajonetë (thikë pushke) me gjatësi 37 cm
Një thikë me gjatësi 23 cm
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku G.K., në prani të avokatit, ka ushtruar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, R.K. është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Hetimet vijojnë në Stacionin Policor Leposaviq.
#Kanosje #në #Leposaviq #persona #arrestohen #dhe #konfiskohen #armë #municion
gazetablic.com