Çka pritet nga takimi i Mark Rutte me Kurtin e Osmanin? Flasin ekspertët e sigurisë

Njohësit e sigurisë komentuan vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë, duke e vlerësuar si një shenjë të angazhimit të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Bedri Elezi për theksoi se kjo vizitë është një pasojë e situatës politike dhe të sigurisë në Ballkan, duke thënë: “Zhvillimet e fundit politike dhe ato të sigurisë në gjithë botën, posaçërisht aktivitetet e jo sigurisë në Ballkan, sigurisht se kanë detyrimin e lëvizjeve të institucioneve ndërkombëtare në rajon.”
Ai shtoi se këto vizita shërbejnë për të përcjellë mesazhe konkrete dhe për të vlerësuar performancën e institucioneve lokale.
Drizan Shala për , vlerësoi mbështetjen e NATO-s për KFOR-in dhe përforcimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke thënë: “Vizita do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n dhe do të rikonfirmojë mbështetjen për zhvillimin e forcave të sigurisë të Kosovës dhe institucioneve të saj.”
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e dialogut me Serbinë: “Sekretari i NATO-s do të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për një zgjidhje paqësore.”
Avni Islami, nga ana tjetër, e lidhte vizitën me përpjekjet për të ruajtur stabilitetin në rajon, duke paralajmëruar mundësinë e një konflikti: “Një konflikt i mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, pashmangshëm do të zgjeronte luftën në Kosovë dhe më gjerë.”
Ai apeloi për formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe shmangien e lëvizjeve që mund të nxisin tensione.
Rutte pritet të vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që nga emërimi i tij.//
#Çka #pritet #nga #takimi #Mark #Rutte #Kurtin #Osmanin #Flasin #ekspertët #sigurisë
gazetablic.com