Aktualitet

Gasperini për luftën për titull në Serie A: Nuk duhet të ndalojmë kurrë së ëndërruari

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur pasi lojtarët e tij mposhtën Juventusin me rezultat 0-4 në Serie A.

“Kështu është në futbolli. Juventus ishte në një seri prej pesë fitoresh radhazi dhe vështirë se dikush mund ta imagjinonte se mund të arrihej një rezultat i tillë. Megjithatë, ne performuam në mënyrë perfekte.”, tha Gasperini pas ndeshjes në Torino.

Ai tha se koha për më shumë stërvitje ka dhënë rezultat: “Pas pesë muajsh nga tre ndeshje në javë, më në fund kemi pak më shumë kohë për stërvitje dhe rikuperim. Në dy javët e fundit të gjithë kanë qenë në gjendje normale dhe kjo duket. Mund të kishim shënuar më shumë gola para pushimit. Pasi rezultati u bë 0-2, nikoqirët humbën besimin dhe ne përfituam”.

“A jemi në garë për titull? Njerëzit nuk duhet të ndalojnë kurrë së ëndërruari. Edhe nëse diçka duket e pamundur, nëse besoni mjaftueshëm, mund të ndodhë. Jemi të vetëdijshëm që Interi dhe Napoli janë skuadra të shkëlqyera, kemi humbur shtatë herë radhazi nga Interi, por edhe ky mund të jetë një sinjal.“

/ Sport



#Gasperini #për #luftën #për #titull #në #Serie #Nuk #duhet #të #ndalojmë #kurrë #së #ëndërruari
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button