Aktualitet
Gjyqtari është me leje, shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn –

Mungesa e gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeminisitrit, Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha” në Gjykatën e Posaçme.
Burime zyrtare të gjykatës bënë me dije për A2 CNN se gjyqtari Çela është me leje.
Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Kjo çështje vjen për të dytën herë për seancë paraprake. Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen për plotësim të hetimeve.
#Gjyqtari #është #leje #shtyhet #seanca #paraprake #për #Arben #Ahmetajn
Java News