Goditet grupi kriminal në Divjakë, arrestohen dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor! 10 të shoqëruar –

Policia e Fierit ka goditur një grup kriminal të implikuar në shitjen e dozave të kokainës, në Divjakë.
Si rezultat i një hetimi 6-mujor, në kuadër të operacionit “Zona” u vunë në pranga 3 persona, 2 vëllezër bashkorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit.
Gjithashtu u shoqëruan mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 shtetas të tjerë.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestuan shtetasit A. P., 30 vjeç dhe M. P., 32 vjeç, vëllezër;
-u ekzekutua urdhri i Prokurorit, për ndalimin e shtetasit O. L., 31 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Rr dhe S. B.;
-më parë, gjatë periudhës hetimore, është vënë në pranga shtetasi E. T..
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup me organizatorë shtetasit A. P. dhe M. P., shitnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në Divjakë.
Policia sekuestroi dhjetëra doza kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.
Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë pjesëtarët e grupit.
#Goditet #grupi #kriminal #në #Divjakë #arrestohen #vëllezër #dhe #një #bashkëpunëtor #të #shoqëruar
Java News