Aktualitet

Plagoset një person në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 marsit 2025, në Prizren, ku një person është qëlluar me armë zjarri. 

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka hapur zjarr ndaj viktimës, duke i shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar te i dyshuari një pushkë automatike, dy karikatorë, shtatë fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.



#Plagoset #një #person #në #Prizren #arrestohet #dyshuari
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button