Aktualitet

Mirënjohje për përkushtimin e tyre –

Në përvjetorin e festës tradicionale të mësuesve, Kryeministri Edi Rama ka uruar mësuesit dhe mësueset e Shqipërisë për ditën e 7 Marsit, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre të palodhur dhe përkushtimin në edukimin e brezit të ri.

Mirëmëngjesi dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Dita e 7 Marsit, e njohur si “Dita e Mësuesit”, është një mundësi për të nderuar dhe falënderuar ata që kontribuojnë për formimin dhe edukimin e të rinjve, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit. Kjo festë ka një kuptim të veçantë për mësuesit, pasi u jep mundësinë të ndihen të vlerësuar për punën e tyre të përditshme.

#Mirënjohje #për #përkushtimin #tyre
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button