TikTok mbyllet pas pak ditësh për një periudhë 12 mujore –

Në mbledhjen e qeverisë së kësaj të enjteje është marrë vendimi për mbylljen e platformës TikTok.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore.
“Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme sot. Së pari, kemi marrë vendimin për shmangien e masave të përkohshme për shkak të vendimeve negative të platformës TikTok. Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit për efektet negative që mund të sjellin te fëmijët rrjetet sociale.
Kemi vendosur për mbyllje te përkohshme. Brenda pak ditësh ndërpritet aksesi. Kufizim aksesi për një periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve”, tha ndër të tjera ministrja.
#TikTok #mbyllet #pas #pak #ditësh #për #një #periudhë #mujore
Java News