Janë 10 zona Kadastrale, ja kriteri i domosdoshëm –

Ministrja Anila Denaj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, foli edhe për përcaktimin e zonave Kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore.
Ministrja Denaj sqaroi se 10 zona Kadstrale, që janë përcaktuar në bazë të studimeve të kryera. Gjithashtu theksoi se një kriter i domosdoshëm, është fakti se janë përcaktuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësor, pra janë jashtë vëmendjes zona të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, sie dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet.
“Janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi. Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore. Janë zona bujqësore , që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, tha më tej Denaj.
#Janë #zona #Kadastrale #kriteri #domosdoshëm
Java News