Ja pse ndodhi ngjarja –

Në këtë mënyrë thonë burimet, mbetet ende e pakonfirmuar plotësisht lidhja mes tyre, në një kohë që 49-vjeçari vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar po ashtu homologëve në Gjermani që të kërkojnë nga familjarët të tërheqin nga morgu trupin e së resë, por sipas tyre nuk kanë pasur asnjëri një interesim për këtë gjë.
Nga ana tjetër, hetuesit shqiptarë janë në pritje edhe të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar kohën se kur ka ndodhur vrasja. Fati dhe Rayyan Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt dhe në Rinas 49-vjeçari u prezanua se kishte ardhur në Tiranë si turist me partneren e tij.
Prenotimi i biletave për të ardhur në vendin tonë është bërë disa orë para udhëtimit dhe sapo shkelën në tokën shqiptare iu drejtuan banesës që kishin marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka”. Natën e parë ata kanë fjetur në katin e parë të banesës 3-katëshe, dhe më pas me pretendimin se nuk u ka pëlqyer dhoma, më datë 20 kanë qëndruar në katin e tretë të vilës, aty ku ndodhi edhe krimi makabër.
Hetuesit kanë dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur më datë 20 ose 21 shkurt, pasi nga kamerat e sigurisë nuk rezulton që në këto dy ditë vajza nuk ka dalë jashtë banesës në asnjë moment, ndërsa më dalë 22 shkurt, në orën 5 të mëngjesit, 49-vjeçari largohet prej andej drejt Rinasit duke udhëtuar në drejtim të Greqisë.
E gjithë ngjarja u zbulua më datë 27 shkurt. Për misterin e vrasjes së 24-vjeçares palestineze kanë shkruar edhe mediat holandeze, sipas të cilave e reja e kishte denoncuar të atin për dhunë, pasi ky i fundit nuk pranonte që e bija bënte një jetë të lirë dhe sipas zakoneve të fesë islame
#pse #ndodhi #ngjarja
Java News