Aktualitet
Admir Abrija jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se dorëheqja e Admir Abriajt nga posti i Drejtorit të Burgjeve është komunikuar para disa ditësh.
Dorëheqja pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa akoma nuk bëhen të ditura motivet e këtij vendimi dhe se kush pritet ta zëvendësojë atë.
/a.r
#Admir #Abrija #jep #dorëheqjen #nga #posti #Drejtorit #të #Përgjithshëm #të #Burgjeve
Java News