Aktualitet

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtarin e Tiranës, Artan Hajredinaj –

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, Artan Hajredinaj.

Hetimi lidhet me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 744, datë 19.03.2024, i cili ka vendosur transferimin e tij për shqyrtim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas ligjit nr. 84/2016, nenit 59, pika 4. Ky vendim ka bërë që ILD të nisë hetimin ndaj gjyqtarit Hajredinaj.

Ndërkohë, sipas një shpalljeje nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, më 28.03.2025, në orën 09:00, do të mbahet seanca publike për çështjen nr. 24/2024, lidhur me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 744, datë 19.03.2024. Komisioneri ka kërkuar shkarkimin e Artan Hajredinajt nga detyra për shkak të problemeve të konstatuara në të tre kriteret e vlerësimit gjatë rivlerësimit të tij.

#ILD #nis #hetim #disiplinor #për #gjyqtarin #Tiranës #Artan #Hajredinaj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button