Sport

Tjetër goditje për Milanin, Menjo gjobitet me 15 mijë euro dhe pezullohet me një ndeshje – JavaNews.al

Milani nuk po kalon një periudhë të lumtur në këtë sezon dhe humbja përballë Lacios ka theksuar edhe më shumë krizën e kuqezinjve që shohin gjithnjë e më larg zonën e Europës për edicionin e ardhshëm.

Në mes të furtunës, vjen një tjetër lajm i keq për Serxho Konseisaon, i cili duhet të bëjë në ndeshjen e radhës pa një prej elementëve thelbësorë të skuadrës, portierin Majk Menja. Ky i fundit do i bashkohet Pavloviç si i pezulluar për takimin në transfertë ndaj Leçes.

Pavloviç u ndëshkua gjatë sfidës ndaj Lacios me karton të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë në minutat e fundit. Ndërsa situata e Menja është e ndryshme pasi portieri është pezulluar me një ndeshje për shkak se ka sharë gjyqtarin.

Menja ka marrë gjithashtu një gjobë 15,000 euro për incidentin e ndodhur.

Në raportin e komisioneve disiplinore të Federatës Italiane, është bërë e ditur se në mbyllje të ndeshjes së humbur me Lacion, Menja ka sharë gjyqtarin në tunelin që çon në dhomat e zhveshjeve. Ndaj ai është pezulluar për takimin e radhës.

29-vjeçari këtë sezon numëron 27 paraqitje në kampionat, gjatë të cilave e ka mbajtur portën të paprekur 10 herë.

#Tjetër #goditje #për #Milanin #Menjo #gjobitet #mijë #euro #dhe #pezullohet #një #ndeshje #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button