Aktualitet

41-vjeçari u gjet pa shenja jete në Vlorë, policia jep detaje –

Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Vlorë, ndërsa dyshohet se mund të ketë vuajtur nga probleme shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, ku është gjetur shtetasi A. C. (D.), banues në lagjen Pavarësia, Vlorë.

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes”, njofton policia.

#41vjeçari #gjet #shenja #jete #në #Vlorë #policia #jep #detaje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button