Aktualitet

Mot pranveror këtë javë, temperarturat do të shkojnë deri në 18 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se java e ardhshme në vend parashihet të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Vetëm dita e hënë dhe e premte pritet të kenë vranësira të pakta, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me diell.

Gjatë pjesës së parë të javës ( të marten dhe të mërkurën), priten ngrica në viset e larta dhe mesatare, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.

Moti i plotë për pesë ditë:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

E mërkurë – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

E enjte- Mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.



#Mot #pranveror #këtë #javë #temperarturat #të #shkojnë #deri #në #gradë #Celsius
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button