Aktualitet

Kryetari i Feronikelit: FFK na kishte njoftuar se lojtari ka të drejtë loje, do ankohemi sërish, presim të na rikthehen pikët

Kryetari i Feronikelit 74′, Ekrem Elshani ka komentuar humbjen e ndeshjes në tavolinë ndaj Ballkanit, shkaku i mos regjistrimit të Zumberit në TMS.

Lavdim Zumberi u paraqit në ndeshjen Feronikeli 74′ – Ballkani, ballafaqim ky i cili u mbyll me rezultatin 1-1, por pas ankesës së Ballkanit për lojtarin në fjalë (i paregjistuar në TMS), suharekasit morën pikët maksimale.

“Siç jeni të njoftuar, ky rast ka qenë temë e diskutimit. E kemi humbur këtë duel pas ankesës së Ballkanit. Ne do ankohemi në shkallën e dytë, marrja e pikëve është e padrejtë, lojtari ynë ka ardhur nga Zvicra, si lojtar i lirë, e kemi fletëlëshimin nga klubi në fjalë dhe Federata e Zvicrës. Ato dokumenta i ka sjellë tek ne, zyrtari e ka bërë aplikimin mes FIFA Connection dhe TMS. Zyrtari i klubit e ka mbushur aplikacionin në FFK, teksa personi në FFK e bën “Accept”, ka theksuar Elshani në Favorit.

“Ne kemi marrë licensën, ai ka luajtur 10 ndeshje, ka luajtur edhe në lojën e parë me Ballkanin, dikush e ka njoftu Ballkanin, dhe ata janë ankuar. Komisioni në FFK ia ka pranu ankesën. Forma e marrjes së pikëve është e pamoralshme. Nëse një lojtar ka kartona, apo ka bë shkelje, e aktivizohet, atëherë jemi në rregull, por ne po flasim për gabim teknik, ne jemi dëmtuar, por edhe komplet liga”, vazhdoi Elshani.

“FFK na ka njoftuar se ky lojtar ka të drejtë loje. Në TMS ka munguar një komunikim mes FFK dhe Federatës së Zvicrës, me dokumentacion, lojtari është në rregull, andaj ai ka luajtur 10 ndeshje. Ne do ankohemi në shkallën e dytë dhe presim të na rikthehen pikët”, tha ai ndër tjerash.

/ Sport



#Kryetari #Feronikelit #FFK #kishte #njoftuar #lojtari #të #drejtë #loje #ankohemi #sërish #presim #të #rikthehen #pikët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button