Aktualitet

Shefat e Policisë mbulonin kultivimin e drogës, më pas trafikohej në Greqi –

Detaje të reja në lidhje me 3 efektivët e policisë të arrestuar si të akuzuar për përfshirje në trafik droge. Ndërkohë një tjetër është ende në kërkim nga blutë.

Efektivët sëbashku me 6 persona të tjerë, prej disa kohësh ishin të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se ata ishin të lidhur me trafikantët ku i mbulonin në kultivimin e drogës në zonën e Sarandës dhe jo vetëm. Kanabisi më pas trafikohej në Greqi, ku gjithashtu kishin ndihmën e efektivëve për kalimin pa problem të kanabisit.

Sipas gazetarit Bajraktaraj të arrestuar janë:

Shkëlzen Ruska, shef i Krimeve në Himarë

Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë

Elvis Dervishi, Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë

Kujtojmë se operacioni në fjalë u zhvillua të shtunën pasdite dhe mendohet se janë lëshuar 10 masa sigurie.

Hetimet për dosjen janë të bazuara në komunikimet e zbardhura nga aplikacioni “Sky” edhe të hetuarit janë nën hetim për trafik narkotikësh, grup kriminal apo edhe ushtrim ndikimi të paligjshëm e shpërdorim detyre.

#Shefat #Policisë #mbulonin #kultivimin #drogës #më #pas #trafikohej #në #Greqi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button