Arrestohet e më pas lirohet kosovari që u kap me kokainë në Prishtinë

Një mashkull kosovar është arrestuar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pas një kontrolli ku i janë gjetur dhe sekuestruar 5.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke siguruar substancën për analizë dhe duke kryer procedurat e zakonshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
”Rr. Bill Klinton, Prishtinë 01.03.2025 – 05:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 5.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
#Arrestohet #më #pas #lirohet #kosovari #që #kap #kokainë #në #Prishtinë
gazetablic.com