Aktualitet

Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së, akuza për manipulime –

Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka bërë publike dorëheqjen e tij nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim dhe parregullsi në procesin e primareve.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën se si është organizuar votimi, duke theksuar se nuk e ka gjetur emrin e tij në listën e votuesve, pavarësisht se ka qenë prej kohësh pjesë e PD-së dhe ka votuar më parë në procese të tjera zgjedhore.

“Sot bëj dorëheqje nga Partia Demokratike! Zgjedhjet e primareve në Sarandë janë kthyer në dallaver e manipulim! Kam qenë anëtar për kaq kohë dhe kam votuar disa herë, pse sot nuk ishte emri im në listën e votuesve? Si puna ime kishte dhe disa të tjerë! Pse bëhen këto primare? Fallco, apo të fitojë kush e meriton?” – shprehet ai.

I zhgënjyer nga ky proces, ai deklaron se në zgjedhjet e 11 majit do të votojë sipas bindjes së tij personale dhe jo sipas udhëzimeve të partisë. Ai shtron pyetjen nëse anëtarët e thjeshtë të PD-së trajtohen si “mish për top” dhe nëse kjo qasje do të vazhdojë edhe nëse partia kthehet në pushtet.

Në fund të deklaratës, ai bën thirrje që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të marrë në konsideratë këto shqetësime, duke theksuar se “lufta brenda llojit është më e keqe se ajo me kundërshtarët politikë”.

#Primaret #në #Sarandë #dorëhiqet #një #anëtar #PDsë #akuza #për #manipulime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button