Aktualitet

Një Dekadë e Suksesit: Comodita Home Shënon 10 Vjetorin e saj!

Në muajin Mars, Comodita Home feston 10 vjetorin e suksesit dhe transformimit në tregun vendor, rajonal dhe ndërkombëtarë, një dekadë përkushtimi për rehati dhe stil në çdo shtëpi.

Silider në inovacionin e produkteve për gjumë dhe ambientin e shtëpisë, ky përvjetor shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj.

Frymëzuar nga nevoja për rehati dhe funksionalitet, Comodita Home ka ndërtuar një histori suksesi duke sjellë produkte që transformojnë çdo shtëpi në një hapësirë më të ngrohtë dhe më praktike.

Me një gamë të gjerë, nga dyshekët dhe jastëkët e deri te organizimi i hapësirës, brendi ka krijuar zgjidhje të menduara për të përmirësuar cilësinë e jetesës.

Përkushtimi ndaj inovacionit dhe mirëqenies ka bërë që Comodita Home të jetë zgjedhja e parë për familjet që kërkojnë rehati dhe stil në çdo detaj të shtëpisë së tyre.

Nga data 1 deri më 31 Mars, është mundësia perfekte për të freskuar çdo cep të shtëpisë tuaj!

Nga dhoma e gjumit dhe ambienti i ndenjës, tek kuzhina dhe banjo – zgjedhjet janë të pafundme.

Ndërsa me ardhjen e pranverës, mund të transformoni edhe kopshtin tuaj me produkte të rehatshme e cilësore.

Dhe për ata që planifikojnë udhëtime, linja Regent e valixheve është gati t’ju shoqërojë kudo!

Gama e gjerë e dyshekëve në Comodita Home vjen me zbritje të jashtëzakonshme dhe dhurata speciale! Përfitoni deri në 70% zbritje në një gamë të gjerë produktesh dhe krijoni ambientinperfekt për shtëpinë tuaj.

Ky është momenti ideal për të investuar në rehati dhe cilësi, me oferta që nuk duhen humbur gjatë këtij muaji!

Gjatë këtij muaji festiv, klientët besnikë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete argëtuese, kuize dhe lojëra shpërblyese. Kjo është mënyra e brendit për të shprehur mirënjohjen ndaj mbështetjes dhe besimit tuaj ndër vite!

Bëhuni pjesë e kësaj feste duke vizituar dyqanet tona ose duke blerë lehtësisht online përmes aplikacionit dhe webfaqes www.comoditahome.com.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për ofertat më të fundit, telefononi në 0800 25000, ose përfitoni nga super zbritjet në emisionin e
shitjeve Comodita TV Shop!

Për 10 vite, Comodita Home ka arritur të hapë 82 dyqane në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, dhe duke u zgjeruar me projektin e madh të franshizës në tregun evropian në Antwerp, Belgjikë, që e çon numrin në 83 gjithsej.

Me një portofol të gjerë prej 10 kategorish produktesh dhe mbi 5000 artikuj të ndryshëm, Comodita Home ka krijuar një mundësi të pakrahasueshme për klientët, duke ofruar produkte cilësore për çdo nevojë dhe shije.



#Një #Dekadë #Suksesit #Comodita #Home #Shënon #Vjetorin #saj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button