Aktualitet
Arrestohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar –

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Beratit. Shtetasi M. B. akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që kryente vjedhje me dhunë. Ai u kap gjatë operacionit policor të koduar “Wanted” dhe do të ekstradohet drejt Italisë.
Gjykata e Benevento në Itali, me vendimin e datës 16 korrik 2019, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të.
Ky arrestim është rezultat i bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, ndërsa Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij.
#Arrestohet #47vjeçari #shpallur #në #kërkim #ndërkombëtar
Java News