Aktualitet
Humb jetën punëtori që u rrëzua nga objekti ku punonte në Lipjan

Ka vdekur në QKUK personi që ishte rrëzuar nga një ndërtesë derisa po punonte më 25 shkurt.
Ai ishte rrëzuar në vendin e punës në Lipjan, e më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK.
Policia pati arrestuar pronarin e objektit.
“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
#Humb #jetën #punëtori #që #rrëzua #nga #objekti #punonte #në #Lipjan
gazetablic.com