Aktualitet

Mjegulla e dendur mbulon jug-lindjen e vendit, Policia apel shoferëve për kujdes të shtuar –

Mjegulla ka mbuluar aksin nacional në juglindje të vendit gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Policia ndërkohë ka bërë apel për kujdes në rrugë nga drejtuesit e mjeteve, për shkak të mungesës së fushëpamjes së nevojshme, shkruan A2 CNN.

Mjegulla e dendur ka shkaktuar probleme në një pjesë të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Zona më e prekur ka qenë aksi Libonik-Petrushë, ku dukshmëria e kufizuar ka ndikuar në lëvizjen e mjeteve.

Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto kushte atmosferike për të shmangur aksidentet dhe lëndimet

#Mjegulla #dendur #mbulon #juglindjen #vendit #Policia #apel #shoferëve #për #kujdes #të #shtuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button